Gjenden armët e përdorura në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, ja ku ishin fshehur…

0
163

Policia gjetur dy pistoleta pranë një spitali privat në Tiranë ku Eduart Lamaj, i dyshuari si vrasësi i Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit (Markajt) më 30 maj, kishte shkuar për t’u mjekuar pasi kishte mbetur edhe vetë i plagosur gjatë atentatit.

Fare pranë klinikës, Policia gjeti 2 pistoleta të fshehura, që dyshohet se janë lënë aty nga 30-vjeçari Lamaj, apo persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, që janë shpallur në kërkim. Armët pritet t’i dërgohen laboratorit shkencor për të analizuar gjurmët.

Për ekzekutimin e Likës dhe Gjergjit është arrestuar Lamaj, ndërsa janë shpallur në kërikim tre persona të tjerë, Ilir Rexhepaj, Elson Aliaj dhe Klaudjo Perkola, ky i fundit djali i një efektivi policie.

Gjatë atentatit të 30 majit në një hotel në Laç, Lika ndërroi jetë në vend, ndërsa Gjergji nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital të nesërmen në mëngjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here