“A e kupton pse hajshim m*t ne të tjerët…” Shpërthen miku i Erjon Veliajt: Tirona vdiq, rroftë Tirana

0
115

Prishja e shtëpive të vjetra mbrëmjen e djeshme tek Selvia, ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët por edhe nga politikanët.

Mjaft i ashpër ka qenë dhe reagimi i ish-kryebashkikaut të natës, Briken Fejzullahu, i cili pas kësaj ngjarje të paprecedentë ju ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen.

Sipas tij kjo që i ndodhi pronarit të shtëpisë tek Selvia, nesër mund t‘i ndodhë kujtdo, prandaj askush nuk duhet të bëjë indiferentin sot.

Ja postimi i plotë i Fejzullahut:

 “Te dyqoni te Selvia o usta Murat

Vje fadroma me prish shpija, o usta Murat”

Kur shkoi fadroma në Shkozë dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute dhe një: “po ça t’uhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.

Kur shkoi fadroma te “Astiri” dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute sërish një: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.

Kur shkoi fadroma te Petro Nini dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por vazhdoje: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.

Kur shkoi fadroma te bregu i lumit dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por insistoje: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”…

Po tani që t’erdhi fadroma te Selvia mër daku dhe do që zoni jot t’nigjohet, a e kupto t’paktën, pse hajshim m*t ne t’tjerët?!

Ps. Tirona vdiq! Rroftë Tirana!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here