“Shuplakë e fortë”, Doris Pack: Mogherini e Hahn mbyllën sytë para problemeve në Shqipëri

0
131

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka komentuar progres-raportin e përgatitur nga Johannes dhe Federica Mogherini në lidhje me rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Në një reagim në Twitter, Pack thotë se Hahn dhe Mogherini mbyllën sytë para kanabizimit të Shqipërisë dhe mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“Fatkeqësisht, të dy mbyllën sytë për Shqipërinë, për faktin se atje nuk ka Gjykatë Kushteuese. Korrupsion gjigand, mashtrim elektoral i provuar, prodhimi më i rëndësishëm “agrar” është kanabis. Edhe Presidenti ka ngritur zërin për të gjitha këto.” shkruan Pack.

Ditën e djeshme, Komisioni Europian shpalosi progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here