Gazetari holandez Vincent Triest, është shprehur se vendimi nga parlamenti holandez për rikthimin e vizave për Shqipërinë u mundua të shitej nga qeveria dhe mediat në shërbim të saj si një sulm racist dhe i pamotivuar i politikës holandeze.
Nga Vincest Triest:
Debati i vizave dhe abuzimi me faktet në Shqipëri
“Një nga abuzimet e shumta qe po dëgjoj për vizat dhe Holandën, është që kemi të bëjmë me një “propozim nga Partia raciste e Geert Wilders”. Në fakt mocioni në parlament nuk është bërë nga anëtarët e partisë së ekstremistit Wilders. Por nga 4 partitë kryesore (Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët). Pra kemi të bëjmë me një propozim të 3 nga 4 partitë e qeverisë.
Një tjetër fakt që nuk kemi të bëjmë me ekstremizëm, është se atë ditë u hodh poshtë propozimi që do të bllokonte liberalizimin e vizave për Kosovën. Për Shqipërinë 105 deputetë ngritën dorën, ndërsa për Kosovën 48.
Kjo për shkak se, ndryshe nga Shqipëria, për Kosovën nuk u dha alarmi nga policia dhe prokuroria holandeze”.