Përcillet në banesën e fundit e veja e “Kasapit të Ballkanit”,

0
99

Asnjë zyrtar shteti nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-Zonjës së Parë të Serbisë.

Kjo është shtëpia e familjes Millosheviç, në qytetin Pozharevaç. Urna me mbetjet mortore ka arritur nga Moska. Për t’i bërë nderime ish-Zonjës së Parë të Serbisë kanë ardhur disa qindra familjarë, miq e simpatizues, që kurrë nuk kanë hequr dorë nga dashuria për ta.

Në ceremoninë mortore në Serbi nuk ka patur familjarë. I biri në arrati, e bija pa dokumente jeton në Mal të Zi.

“Keni jetuar në kohën kur Serbia ka ruajtur lirinë e saj që të qëndrojë dhe të ruajë nderin. Serbia e ka ruajtur nderin pasi ju nuk jeni gjunjëzuar asnjëherë para padrejtësisë”, tha Milovan Bojiç, ish-Ministër i Shëndetësisë.

“Mira Markoviç dhe familja e saj i janë nënshtruar padrejtësive më të mëdha dhe këtë e tregon fakti që nuk kishte takuar të bijën e saj Marinë prej 14 vjetësh. Asnjëherë nuk ka bërë asgjë që ta përmirësojë këtë padrejtësi”, u shpreh Milomir Bullatoviç, ish-Presidenti i Malit të Zi dhe Kryeministër i Jugosllavisë.

Pas ceremonisë, qytetarët erdhën për të shprehur ngushëllimet dhe për të bërë nderime. Disa politikanë morën pjesë, por asnjë zyrtar shteti.

Çifti Millosheviç prehet tashmë bashkë nën hijen e një lisi të blinit, duke i dhënë fund fizik një epoke të qeverisjes absolute që përfundojë në Hagë dhe ekzil.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here