Nisma pranon humbjen në Drenas, akuzon Drenorin për tradhti

0
182

Nisma për Kosovën ka pranuar humbjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës në Drenas.

Në një konferencë për media, Enver Hoti nga Nisma ka pranuar se kandidati i partisë për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është mundur sot në balotazh nga Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Hoti ka akuzuar për tradhti Xhavit Drenorin, ish-kandidat të pavarur për kryetar të Komunës, që pas rrethit të parë të votimit i ofroi mbështetje kandidatit të Nismës. /Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here