“Si i gënjeu Rama shqiptarët për faljen e kamatëvonesave”

0
234

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur gënjeshtar, lidhur me lajmin e bërë publik sot për faljen e kamatëvonesave për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shprehet se ky vendim i Ramës, është jo vetëm i vonuar, por edhe i dëshpëruar duke parë pasojat që sipas tij ka sjellë terrori policor për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike.

Por më tej ai shkruan se me këtë vendim, Rama tregon se gënjeu në 2014, kur vendosi të heqë fashën mbrojtëse të energjisë. Siç thekson kreu i demokratëve, në atë kohë kryeministrin do të shprehet se 98% e pensionistëve dhe 93% e familjeve në nevojë janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here