Nesër protesta masive/ Rama “arratiset” sërisht. Ku do të jetë këtë herë?!!!!

0
135

Ditën e nesërme, opozita ka paralajmëruar një protestë masive përballë Kuvendit të Shqipërisë. Por, kryeministri Rama ka vendosur sërish të largohet. Media italiane “La Rampa”, raporton  se Rama do të jetë në Itali, ku do të zhvillojë takime me gazetarë.  Mendohet se Rama do të shpjegojë për gazetarët italianë, se situata në Shqipëri, nuk është ashtu siç e kanë raportuar disa media italiane.

Kujtojmë se ndaj qeverisë së Ramës, ka patur një sërë artikujsh dhe progarmesh televizive mjaft kritike, si edhe pasqyrim të detajuar të protestave të opozitës, jo vetëm nga mediat italiane por edhe nga disa media prestigjioze gjermane, zvicerane, irlandeze, etj.

Rama largohet pikërisht në ditën kur opozita ka paralajmëruar një protestë, e cila ka për qëllim largimin e tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Policia e shtetit nuk i ka dhënë leje opozitës për protestën e nesërme në orën 10:00. Duke qenë se brenda sallës së Kuvendit, do të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj nga listat e PD-së dhe LSI-së, pritet që tensioni jashtë sallës të jetë i lartë. Kuvendi i Shqipërisë është rrethuar me tela me gjemba, kamera të shumta survejimi dhe pritet që policia të krijojë një kordon me skela, për të mos lejuar hyrjen e protestuesve brenda institucionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here