VIDEO/ Pamjet brenda studios së seksit online në Tiranë, çfarë u gjet dhe si u kapën mat vajza e djem

0
111

Vajza e djem të rinj me një profesion të ri, ofrojnë seks online në këmbim të një pagese. Një zyrë të tillë e ka zbuluar Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar 7 djem e vajza që punon në chat online duke ushtruar prostitucion virtual.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Në videon e publikuar nga Policia pothuajse çdo gjë duket normale. Një zyrë e madhe e hapur, një divan, kompjuterë, por një raft plot me këpucë me taka për femra. Nuk mungojnë as makijazhet dhe çarçafë ku me sa duket të rinjtë dilnin foto apo regjistronin video.

Në zyrë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 16 lodra plastike të seksit si dhe sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here