Kur dikush thotë jam VorioEpiriot do të thotë “Jam SHQIPTAR”!

0
344

Nga Altin Goxhaj

E VËRTETA E TOSKËRISË SHQIPTARE PËR JUGUN DHE VERIUN E EPIRIT, QË DO U MËSOJMË FËMIJËVE NË SHKOLLA!

??Koalicioni Për Shqipërinë?? synon t’u mësojë fëmijëve në shkolla të Vërtetën dhe nuk do të pyesi as programet e arsimit për lavazh truri të fëmijëve shqiptarë që janë bërë nga Soros me kërkesë të Këshillit të Europës, dhe kuptohet në interes të Greqisë dhe Serbisë!

Një ndër të vërtetat historike që do mësojnë fëmijët në shkolla është që Epiri fillon në Shkumbin dhe mbaron poshtë fare në Greqi dhe ky Epiri është territori dhe vendbanimi mijëravjeçarë i Toskëve dhe Toskërisë Shqiptare përfshi edhe arvanitasit, suliotët, çamët, toskët muslimanë dhe ortodoksë!

Vetë Skënderbeu ishte Princi Europian i Arbërisë dhe Epirit!
Por fatkeqësisht në fund të Shek. XVIII dhe fillim të Shek. XIX një satrap shqiptar me emrin Ali Pashë Tepelena që kishte aleat ushtrinë franceze, përçau në mes Epirin duke dhunuar, masakruar dhe dëbuar popullsinë ortodokse të Epirit të Jugut duke e çarë në mes Epirin si territor dhe si popullsi! Kjo bëri që toskët epiriotë të Epirit të Jugut të binin pre e helenizimit shumë vjeçar por gjaku i tyre mbetet epiriot, dmth toskë jugor, dmth shqiptar!

Pra Jugu i Shqipërisë është Veriu i Epirit dhe shqiptarët e Jugut janë Epiriotët e Veriut të Epirit dmth kur dikush thotë jam VorioEpiriot do të thotë JAM SHQIPTAR!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here