Afera e incerenatorëve, Tabaku: Komisionet hetimore do perfundojnë me kallëzimet penale përkatëse

0
132

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë për “Standard” dha më shumë detaje për propozimet e bëra nga Partia Demokratike në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asociimit. Tabaku tregoi se PD-ja mbështet pikën e rekomandimit që ka të bëjë me përcaktimin e një date për hapjen e negociatave, pasi kjo do të shkaktonte një nxitje për zbatimin dhe miratimin e reformave. E pyetur pohimin e saj në mbledhjen e djeshme se korrupsioni dhe pastrami i parave në Shqipëri janë ngritur në system, deputetja u përgjigj se Shqipëria është renditur si një vend me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe kjo vjen nga paratë e drogës në ekonomi si dhe nga korrupsioni.

Nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes edhe interpelanca e kërkuar me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknurin, interpelancë e cila i është besuar deputetes Tabaku. Kjo e fundit u shpreh se afera e inceneratorëve ka dy vite që përflitet e presim të marrim vesh se pse 178 Mln euro i janë dhënë një personin të vetëm pa garë. Ndërsa për zërat e qarkulluar ditëve të fundit, se në ditët në vijim do të kemi një tjetër protestë massive nga opozita, Tabaku u shpreh se opozita do të vazhdojë “protestimin” në parlament e jashtë tij.

Intervistoi: Aida Topalli

Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit, Partia Demokratike kërkoi ndryshime në disa pika të rekomandimit të këtij Komiteti për hapjen e negociatave. Në çfarë konsiston kërkesa e PD-së për ndryshime dhe verifikime të Reformës Zgjedhore? A do të shënojë ky propozim kthesë dhe më e fundit, konsensus mes palëve?

Një nga pikat ka të bëjë me nisjen e negociatave dhe Partia Demokratike e mbështet plotësisht pikën 3 të rekomandimit, ku thuhet se “Përcaktimi i një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të sigurojë një nxitje të fuqishme për miratimin dhe zbatimin e të gjithë reformave të lidhura me anëtarësimin në BE”. Megjthatë për të kontribuar në njohjen e problemeve të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e tyre, Partia Demokratike ka propozuar nëntë amendamente mbi rekomandimet ekzistuese dhe disa pika të reja.

Partia Demokratike propozon që pika 5 e rekomandimeve të modifikohet duke vërejtur se blerja e votave dhe keqpërdorimi I pushtetit vazhdoi edhe pas marrëveshjes së 18 Majit.  Përsa u përket zgjedhjeve, Partia Demokratike në një amendament tjetër të saj propozon që rekomandimet e OSBE/ODIHR, përfshirë masat kundër blerjes së votës, duhet të zbatohen para zgjedhjeve të ardhshme. Lidhur me rolin e Kuvendit, Partia Demokratike propozon që në pikën 9 tështohet edhe një frazë tjetër, që siguron përfaqësimin e opozitës, nisur nga përjashtimi që qeveria i bëri opozitës nga takimi i fundit i Këshillit të Stabilizim-Asociimit, më 15 nëntor 2017, në Bruksel. Një amendament tjetër i Partisë Demokratike kërkon heqjen e imunitetit parlamentar, kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë. Qeveria refuzoi ta bëntë këtë në rastin e Tahirit, çka u kritikua nga grupi i PPE-së, deputetë dhe zyrtarë të qeverisve të vendeve anëtare të BE dhe SHBA. Propozimi i Partisë Demokratike është që tështohet një pikë në rekomandime për tëtheksuar së mosndëshkimi I politikanëve tëlartë ul besimin e publikut dhe se rregullorja e Kuvendit nuk duhet të ofrojë mbrojtje ndaj tëakuzuarve. Partia Demokratike është plotësisht dakord me rekomandimin numër 10, si problemet kryesore që opozita ka ngritur prej 5 vjetësh. Ky është njënga rekomandimet kyçe që Shqipëria të ecë përpara me rrugën e integrimit. Ai vendos theksin tek lufta kundër korrupsionit de krimit tëorganizuar, të kryer nga prokurorë dhe gjyqtarë tëpavarur dhe të paanshëm. I kërkon autoriteteve rezultate të pakthyeshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit tëparave. Partia Demokratike propozon që pika 11 e rekomandimeve, e cila bën thirrje për çrrënjosjen e kultivimit të drogës dhe ndjekjen penale të kultivuesve. të jetë më e plotë. Amendamenti i saj për forcimin e masave kundër drogës, rrjeteve kriminale bazohet nëshumë raporte   që thonë se bandat e kanabisit janë duke lëvizur drejt drogave të forta si heroina dhe kokaina, duke paraqitur një rrezik edhe më të madh për vendin dhe BE.

Partia Demokratike propozon që, pas pikës 11, të shtohet një pikë tjetër e re, që shpreh shqetësimin për rritjen e numrit tëazilkërkuesve nga Shqipëria dhe i kërkon qeverisë ta adresojë më tej këtë fenomen. Në vitin 2017 ka patur një bum të azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE-së, veçanërisht në Francë. Partia Demokratike propozon ndryshimin e fjalisë ku preket çështja e pronave në pikën 13, duke kërkuar zbatimin e vendimit të tëGjykatës Kushtetuese, sepse qeveria vazhdon të zbatojë ligjin e pronave pa marrë parasysh vendimin e kësaj Gjykate për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit.

Partia Demokratike mbështet plotësisht pikën 14, ku flitet për vetëçensurën dhe ndikimin e interesave politikë dhe ekonomikë në media, por propozon edhe një pikë të re, ku shpreh shqetësim nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve politike ndaj gazetarëve. Partia Demokratike propozon gjithashtu, njëpikë tjetër të re, në fund të rekomndimeve, që ka të bëjë me vlerësimin e rreziqeve fiskale nga kontratat e konçesioneve, bazuar edhe në raportet e Komisionit Europian dhe FMN-së.

Pohuat sot në mbledhje se “Korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në Sistem”. Çfarë përmban në thelb kjo “thënie”?

Pastrimi i parave është një nga prioritetet në luftën ndaj krimit të organizuar. Fatkeqësisht vitet e fundit Shqipëria është renditur si nga Departamenti i Lartë i Shtetit dhe nga Instituti i Bazelit si një vend që ka rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe kjo vjen nga paratë e drogës në ekonomi si dhe nga korrupsioni.

Faktet e sjellura sot nga PD -ja përballë të deleguarve Europianë mendoni se do bëjnë të të mundur një rikthim serioz të vëmendjes së ndërkombëtarëve për atë se çfarë po ndodh në Shqiperisë?

Partia Demokratike dje theksoi se hapja e negociatave do të shërbejë për të përmirësuar situatën për drogën, krimin, korrupsionin e të drejtat e njeriut. Është më mirë t’i shohim problemet në sy sesa të gënjejmë veten. Hapja e negociatave do të shërbejë që monitorimi dhe kontrolli për këto fusha të jetë i rritur.

Çfarë ndodh nëse vendoset një datë e caktuar për hapjen e negociatave per Shqipërinë në BE?

Vendosja e një date do të thotë që do të fillojë puna për kapitujt e drejtësisë dhe të krimit e korrupsionit. Do të thotë vëmendje më e madhe për këto çështje që opozita i ka ngritur vazhdimisht gjatë këtyre pesë viteve.
Keni shtuar në rekomandimin e KSA një pikë lidhur me “mbrojtjen e gazetarëve” dhe medias në përgjithësi. Ku është pikënisja e nevojës së shtimit të kësaj pike?

Zonja Vokshi shtoi këtë amendim bazuar mbi rastet e fundit të pushimit nga puna të gazetarëve pas denoncimit të aferave të ndryshme korruptive, kryesisht të lidhura me Bashkinë e Tiranës.

Së fundmi, ju do mbani interpelancën e kërkuar nga PD -ja në seancën e radhës, për Ministrin Gjiknuri. Si mendoni se do jenë reagimet e mazhorancës, pasi kjo nuk është interpelanca e parë? A do të vijojë Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësi, të ngrejë grupe të tjera hetimore (siç veproi për rastin Tahiri), a do vazhdojë të paraqesë kërkesa për interpelancë?

Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë të dytë për këtë sesion për inceneratorët. Afera e inceneratorëve ka dy vite që përflitet e presim të marrim vesh se pse 178 Mln euro i janë dhënë një personi të vetëm pa garë. Aksioni do të jetë sigurisht rritje e llogaridhënies në Parlament e komisione, komisione hetimore që perfundojne dhe me kallezimet penale përkatese.

Për zërat që aludojnë organizimin e një tjetër proteste masive si ajo e 27 janarit, çfarë mund të thoni ?

Aksioni i opozitës do të jetë në Parlament dhe jashtë tij. Sigurisht që do të vazhdohet me protesta, por kjo do të jetë në varësi dhe të zhvillimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here