E pazakontë/ HASHIM THAÇI NDËRPRET INTERVISTËN, JA KUSH ISHTE PYETJA QE E ‘TREMBI’

0
93

Beti Njuma- Hashim Thaci

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në mesditë mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe drejtoreshës së informacionit të Ora News, gazetares Beti Njuma.

Ishte planifikuar rreth mesditës një intervistë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Kamerat ishin vendosur, gazetarja dhe i ftuari po ashtu, dritat e bliceve ishin ndezur, por intervista nuk u realizua.

Hashim Thaçi pasi u ul në karrige, refuzoi të japë intervistë. Shkak ka qenë pyetja e parë e gazetares e cila ishte: Berat Buzhala në gazetën Express ka bërë një sondazh për mbështetjen mes kryeministrit Haradinaj dhe presidentit Thaçi dhe ka rezultuar se 82 përqind e votuesve kanë qenë pro kryeministrit Haradinaj. Pse ky perceptim i publikut për presidentin e republikës?

Por Njuma nuk ka arritur ta përfundojë pyetjen deri në fund, sepse sapo ka thënë “Berat Buzhala dhe gazeta Express…”, presidenti Thaçi ka bojkotuar intervistën, është ngritur nga kolltuku dhe ka thënë: Nuk e bëj intervistën…

Kaq ka mjaftuar që gjithcka të hidhet në erë. Përveç faktit se intervista nuk u bë dhe grupi i xhirimit dhe gazetarja po kthehen në Tiranë, është hera e parë që një zyrtar i lartë pranon të intervistohet dhe më pas të bojkotojë intervistën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here