Vrasja për një karikus/ “Morën lekë dhe liruan vrasësit e djalit tim”. Nisin hetimet për…

0
176

U kallëzuan penalisht për korrupsion nga Pavllo Mihali, babai i Marvi Mihalit, i vrarë me thikë në korrik 2017 për një karikues celulari, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis zyrtarisht hetimet për Prokurorin Artan Lulo dhe dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, Sokol Pasho dhe Bedri Qorri.

Krimet e Rënda pohojnë ekskluzivisht për Report Tv se “kemi regjistruar kallezimin dhe po kryejm verifikimin e pretendimeve te Pavllo Mihalit”. Dy ditë me parë Pavllo Mihali akuzoi se Prokurori Lulo kundrejt pagesës liroi tre nga 4 vrasësit e djalit të tij.

Dy gjyqtarët dhe prokurori liruan tre të pandehurit për vrasjen e 21-vjeçarit, Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla, ndërsa në qeli mbeti vetëm Devi Bitraj i akuzuar si autori kryesor i vrasjes. Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla u liruan në fillim të majit nga Gjykata e Tiranës me pretendimin se kishin mbaruar afatet e paraburgimit. Por dy javë pas këtij vendimi dhe kallëzimit të ngritur nga Pavllo Mihali, çështja i kalon prokurorit Gjergji Tako, me ndërhyrjen e dhe të kryeprokurores, Arta Marku, i cili kërkoi ndryshimin e akuzës për ta, duke kërkuar rikthimin në qeli të tre të liruarve. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit dhe tre të rinjtë do mbahen në qelitë e burgut deri në vendimet e formës së prerë nga gjykata.

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here