Mjeku ikën në Gjermani/ Drejtoresha – pacientëve: Bëni si të bëni deri më 4 shkurt…

0
94

Drejtoresha e qendrës shëndetësore në Ndroq ka vënë në dijeni drejtorinë qendrore dhe pret miratim se çfarë do behët me pacientët e këtij mjeku.

Ndërkohë që pensionisti Agim Kryemadhi është detyruar të blej ilaçet pa rimbursim për 10 ditë.

Agim kryemadhi vuan nga parkinson dhe zemra, kurse gruaja e tij vuan nga tumori në kokë dhe të dy marrin ilaçe që po t’i blejnë pa rimbursim kapin vlerën e 20 mijë lekëve.

Sipas tij, të gjithë në fshat e dinë që mjeku iku në Gjermani sepse ua ka thënë vetë mjeku. Por pas ikjes së mjeku zotëria është detyruar që të blejë ilaçet për gruan në farmaci për 10 ditë 4200 lekë, sepse nuk mund të jetojë dot asnjë ditë pa ilaçe, ilaçe këto që duhet t’i merrte me rimbursim.

Gazetarët e Fiksit bashkë me z.Kryemadhi iu drejtuan Qendrës Shëndetësore Ndroq nga varet e dhe mjeku i lagjes, pacient i të cilit është z. Agim. Në përballjen me drejtoreshën ajo e pranon që mjeku ka marr lejen e zakonshme nga data 23 janar deri në 31 janar. Ajo pohon se doktori i ka bërë recetat 2 mujore ndaj dhe zotëria është pajisur me to, por harron se Agimit i ka mbaruar afati i recetës , automatikisht edhe ilaçet. Ndërkohë që një ditë më parë kur vetë Agimi është paraqitur tek ajo i ka thënë “që deri në datë 4 shkurt do bësh si do bësh për ilaçet”.

Por në ballafaqimin me gazetarët drejtoresha e mohon t’i ketë thënë kështu të moshuarit. Ajo shprehet se e ka vënë në dijeni drejtorinë nga ajo varet dhe pret një miratim të tyre, që pacientët e doktorit t’i kalojnë asaj. “ Pres një miratim që këta pacientë të kalojnë në kurrizin tim, gjë që nuk është e lehtë edhe për mua të ngarkohem kaq shumë” shprehet drejtoresha.

”Unë të kam shërbyer për 16 vjet e nuk ke marrë ilaçe me lekë, shko te farmacistja dhe bëj 1 marrëveshje për 2 a 3 dite që t’i japë pa lekë, sa të dalë receta e më pas ia çon më një ditë vonesë” e udhëzon ajo pensionistin. Gjithashtu ajo pohon se pa miratim ajo nuk mund të lëshojë asnjë recetë, duke dhënë si zgjidhje të vetme paktin që mund të bëjë Agimi me një farmaci.

Bashkë me qytetarin gazetarët e Fiksit iu drejtuan farmacisë ku Agimi i kishte blerë një ditë më parë ilaçet, nëse mund t’ia jepnin ilaçet e rimbursueshme ende pa dalë receta. Farmacistja pohon se Agimi i ka marrë ilaçet me lekët, sepse ato nuk mund të bëjnë marrëveshje për kohë të gjatë.

“Ne nuk mund të bëjmë marrëveshje për kohe kaq të gjatë, për 2-3 ditë po , por jo për 10 ditë pasi kjo gjë nuk dihet se sa zgjat” përfundon farmacistja. Agimi ilaçet i ka pasur emergjente dhe për 10 ditë ai është detyruar t’i blejë si të vetat ashtu edhe të bashkëshortes së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here