Shpërthimi në Gjirokastër/ Ja kush është biznesmeni të cilit ju vu tritoli…

0
9

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi sonte në një banesë në Gjirokastër. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një vile trekatëshe në pronësi të biznesmenit Ndërtim Muxhaj 34 vjeç, në lagjen ‘Granicë e Sipërme’, i njohur edhe me emrin Kleo Bello.

Lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e garazhit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima, por ka shkaktuar dëme të shumta materiale në godinë dhe pallatet përreth. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të bizneseve pranë vilës.

Pak ditë më parë ka pasur një konflikt në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ku janë konfliktuar disa shoferë autobusësh me njëri-tjetrin. Pjesë e këtij konflikti ka qenë edhe 34 vjeçari, por nga të dhënat e deritanishme nuk dyshohet që tritoli të jetë vendosur për shkak të këtij sherri.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here