Arian Çani tallet keq me Besa Shahnin, e turpëron tek Zona e Lirë…

0
118

Për Besa Shahnin, intervista e parë në një emision të madh shqiptar, ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Prezantimin e parë në një emision të madh në Shqipëria, ministrja e re e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, nga Prishtina, nuk mund ta mendonte se do ti shkonte kaq keq sa shkoi.

Besa, e cila më gjasë ishte mashtruar nga fakti që Edi Rama kishte kaluar mirë me Arian Çanin, kishte vendosur që t’i shkonte në dorë gazetarit më provokator në Shqipëri.

E gjithë intervista, e cila zgjati rreth 1 orë, kaloi në formën më të sikletshme të mundshme. Besa, siç e tha gjatë emisionit, ishte përgatitur që të shkonte të fliste për reformat në arsim, mirëpo Çani e kishte vënë në një kurth.

Pyetjet ishin krejtësisht rreth lidhjeve të saja, rreth atyre që kë ajo njeh në Shqipëri e kë nuk e njeh, nëse e njihte Baton Haxhiun apo nuk e njihte.

Duke i ditur akuzat e Rexhep Selimit, i cili i kishte thënë se Besa ishte mbesa e një ish zyrtari të lartë të UDB-së, Çani e shpenzoi një pjesë të bisedës duke e pyetur Besën për serbët, për serbishtën.

Këto ishin momente kur ministrja e re e Arsimit ishte jashtëzakonisht e tensionuar dhe e pyeste Çanin se përse po i bënte këto pyetje që nuk kishin lidhje me arsimin.

Kur po mendohej që nuk kishte se si të shkonte më keq një interviste, Çani e kishte ruajtur qershinë për në fund.

Ai ia bëri një test bizar Besës, duke ia vënë përpara disa fotografi të ministrave të arsimit të Evropës, dhe e pyeste nëse e dinte që nga cili shtet ishin ata.

Këto ishin çaste shumë të rënda për Besën, posaçërisht kur ajo nuk e njihte as Ministrin e Arsimit të Gjermanisë. Nëse në ndonjë rast ajo e qëllonte dikë, nisur nga mbiemri, atëherë Çani e përgëzonte për suksesin e treguar ashtu siç përgëzohet një nxënës i shkollës fillore.

Besa vendosi ta ndërpriste këtë kuic dhe këtë intervistë, derisa Arian Çani i thoshte që nuk kishte pse të dorëzohej kaq shumë, sepse nuk po dilte kaq keq.

Një turpërim të tillë nuk e ka pësuar asnjëherë, asnjë ministër i Shqipërisë, në asnjë intervistë televizive. /Gazeta Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here