Samiti në Bruksel, Bregu lobon për integrimin, Qipro: Të plotësohen rekomandimet e mbetura

0
144

E ftuar në samitin për Ballkanin, të organizuar në Bruksel, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka ritheksuar dje edhe njëherë domosdoshmërinë e votimit të tri ligjeve nga opozita, si kusht për integrimin e vendit në BE. Ndërkohë, në takimin në Nikozia të Qipros me ministren e Punëve të Jashtme të Qipros, Erato Kozakou-Marcoullis, në kuadër të Presidencës të Këshillit të BE-së, Bregu e njohu atë me arritjet e Shqipërisë në kuadër të plotësimit të reformave në kuadër të Planit të Veprimit për 12 rekomandimet e Komisionit Evropian, si pjesë integrale e reformave te vazhdueshme që ka ndërmarrë Shqipëria prej disa vitesh. Ministrja Bregu vlerësoi raport-progresin e Komisionit Evropian 2012, në të cilat vlerësohen reformat e ndërmarra nga Shqipëria deri më tani. Ndërkohë, ministrja qipriote theksoi se Shqipëria duhet të plotësojë masat kyçe të mbetura për t’i hapur rrugë votimit të vendeve të BE për marrjen e statusit. “Në këtë frymë, në mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian, do të shqyrtohet ndër të tjera edhe rekomandimi i Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë. Për këtë arsye, Shqipëria duhet të plotësojë masat kyçe të mbetura për ti hapur rrugë votimit të vendeve anëtare për dhënien e statusit”, – deklaroi Marcoullis. Shqipëria ka plotësuar të gjithë detyrimet e parashikuar si masa kritike në bashkëpunim me Komisionin Evropian, si heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë, reformën zgjedhore dhe një sërë ligjesh me shumicë të cilësuar. Shqipëria ka plotësuar 117 detyrime sipas kushteve të vendosura nga BE. Mbeten ende të paplotësuara tri kushtet, që BE i caktoi në muajin tetor dhe me gjithë pritshmëritë nuk kanë marrë ende një përgjigje pozitive nga opozita.

 

Bruksel, Malaj ndan me eurodeputetët sfidat e integrimit

Në datat 4-5 dhjetor deputeti dhe njëherazi anëtari i Kryesisë së PS-së, Arben Malaj, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel, ku ishte i ftuar në takimin vjetor të Mëngjesit të Lutjeve në Parlamentin Evropian me ftesë nga një grup europarlamentarësh dhe zyrtarësh të lartë evropianë. Në këtë aktivitet, Malaj përgjatë takimeve formale dhe informale të zhvilluara të ndante me kolegët europarlamentarë sfidat kryesore me të cilat përballet Shqipëria, shqetësimet reale të opozitës për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Jerzy Buzek ish-president i Parlamentit Evropian, si dhe Herman Van Rompuy President i Këshillit të Evropës. Mëngjesi i Lutjeve në Parlamentin Evropian është një mundësi që institucionet evropiane në Bruksel të takohen me liderë nga shtetet e Evropës përreth vlerave dhe parimeve më të mira.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency