Bllokohet brenda kutisë së donacionit, vdes gruaja

0
122

Një grua ka vdekur pasi mbeti e bllokuar në një kuti të donacionit të veshjeve në një rrugë në Toronto. Policia zbuloi gruan e pajetë brenda kontenierit rreth orës 1:30 të mëngjesit  të së mërkurës në Toronto.

Zjarrfikëset prenë kutinë e donacioneve për ta shpëtuar, por ishte tepër vonë. Gruaja, rreth 35 vjeç, u shpall e vdekur në vendngjarje.

Është e paqartë sesi ajo ka përfunduar brenda kutisë, ndërsa ngjarja nuk po hetohet si vrasje.

Tragjedia ka rindezur një debat të vazhdueshëm në Kanada, ku së paku tetë vetë kanë vdekur brenda kutive të donacionit që nga viti 2015. Rritja e numrit të vdekje ka bërë që të kërkohet ridizenjimi i kutive.

Të pastrehët zakonisht mbeten viktima pasi ngecin brenda tyre në përpjekje për të marrë rroba.

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here