Kërkesë për mijëra infermier/ Nju Jork po paguhen tri herë më shumë….

0
174

Epiqendra e pandemisë në SHBA, Nju Jorku ka nevojë imediate për infermierë.

Vendit i nevojiten tre mijë infermierë, të cilëve po iu ofron paga tri herë më të larta sesa paga standarde, raportojnë mediat e huaja.

Qindra infermierë nga rajone të Shteteve të Bashkuara po zhvendosen në nju Jork.

Deri më tani, në Nju Jork 30 mijë janë infektuar dhe 672 kanë vdekur nga COVID-19.

Sipas shefit të agjencisë për punësim, Michael Facia, ky numër prej 3 mijë infermiereve dhe teknikëve do të ishte i mjaftueshëm që të përmbushen kapacitetet në katër spitalet e Nju Jorkut.

“Kam biseduar me infermieret në jug të vendit. Ato fitonin 29 dollarë në orë. Me një fjalë ato më thonë, duhet ta bëjmë këtë për familjen. Një 34-vjeçare nga Miami, më tha se është dashur ta vozit veturën për më shumë se 24 orë për të mbërritur”, ka shtuar Facio.

Mediat e huaja kanë raportuar se sistemi shëndetësor në spitalet e Nju Jorkut është afër kolapsit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here