Kristi Pinderi zbulon fakte të rënda: Si Endri Fuga dhe ministrja e sotme Balluku, devijuan 40 mijë dollarë për …

0
162

Kristi Pinderi, një aktivist i njohur dhe një nga ish drejtuesit e organizatës MJAFT ka zbuluar fakte të rënda që implikojnë njerëzit më të afërt të Edi Ramës aktualisht.

Pinderi, tregon një episod kur ka qenë Drejtor i Komunikimit në organizatën MJAFT dhe historinë e dyshimtë të një fondi prej 40 mijë dollarësh, i akorduar si ndihmë për hapjen e një radio nga NED.

Sipas tij këshilltari i sotëm për mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga, së bashku me ministren aktuale të Transporteve Belinda Balluku kërkonin që ta kalonin këtë shumë të madhe te Top Albania Radio.

 

 

 Nuk dihet se si ka përfunduar ky ‘operacion’ për të kapur një media popullore në atë kohë, por kjo dëshmi tregon se për Fugën dhe Ballukun ‘vesi’ është i vjetër!

‘Unë kam qenë në lëvizjen Mjaft, drejtor i komunikimit kur pasi fituam një fond te NED për krijimin e një radioje, brenda javës ministrja qe sot drejton ministrinë e transporteve na kërkoi përmes Fugës, 40 mijë dollarët e projektit për të bërë një emision në Top Albania Radio.

Kjo nuk ka asgjë të paligjshme, por tregon mënyrën si Mjafti i lalit dhe i të tjerëve atje kishin ndërtuar marrëdhëniet e tyre me median dhe me gazetaret, një forme korruptive kjo për ti patur nën kontroll. A më duhet ndonjë dokument për këtë?’, është dëshmia e fortë e Pinderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here