Merkel: S’mund të këtë edhe BE, edhe kërkesa për azil. Ballkani s’ka lider, demokracia është lider

0
126

Merkel gezim 1Gëzim Saliu

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të turit Ballkanik. Merkel ka dëshmuar korrektësinë gjermane në vizitën ku ashtu siç ishte parashikuar në protokoll, në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u nis nga Aeroporti i Rinasit drejt selisë së Kryeministrisë. Në godinën së cilës Rama i ishte shtuar edhe një strehë dhe një kërpudhë në oborrin e saj, Merkel u prit me nderime ushtarake. E veshur thjesht me një xhakete ngjyrë korali dhe pantallona të bardha, kancelarja gjermane shtrëngoi duart për herë të parë në Tiranë me kryeministrin Rama.

Pas takimit kokë më kokë, Merkel dhe Rama dhanë një konferencë për shtyp, ku mesazhet e kancelares u përqendruan në tre pika: Reforma në drejtësi, azilkërkuesit dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk mundet që nga një vend që kërkon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, të ketë njerëz që ikin të kërkojnë azil nëpër Evropë!”, tha Merkel.

Më tej e pyetur nga TVklan nëse Ballkani ka një lider dhe nëse ai ishte mes Ramës dhe Vuçiç, kancelarja duke shprehur habi për pyetjen nënqeshi duke pohuar: “Ashtu si Evropa nuk ka lider , edhe Ballkani s’ka lider, demokracia është lideri”. Pjesë e konferencës së shtypit mes kryeministrit dhe kancelares ishte edhe…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here