Reagon Aurela Gaçe: Nuk kam ndërhyrë tek buzët

0
173

aurelaNë lidhje me fjalët që qarkullojnë për një ndërhyrje në buzët e saj, Aurela Gaçe u është kundërpërgjigjur të gjithë këtyre zërave me anë të një postimi në “Instagram”. Duke e cilësuar reagimin në fjalë si një dhuratë për llafazanët, ajo lutet që të gjejnë një punë dhe mos të merren me të. “Sa qejf, sapo mora vesh nga burime të ndryshme që kam bërë buzët. Të ishte një, hajde de… marrim vesh shumë lajme për veten, por këtë më duhet ta sqaroj, si dhuratë për llafazanët. Qetësohuni meqë jemi në prag festash, po i fal të papunët. Zoti ju dhëntë punë këtë vit që po vjen e në vazhdim, se kur ju keni me ç’të merreni, nuk do t’ju bjerë në mend njeri. Me vjen për të qeshur vërtetë… që të flini rehat, ja ku e keni surratin tim nga 98-deri 15 ditë përpara. Hajt gëzuar”, – përfundon reagimin ajo.

 

Blero me të dashur të re?

bleroDuket se këngëtari shqiptar nuk ka humbur shumë kohë. Blero pas ndarjes zyrtare nga aktorja dhe prezantuesja Teuta Krasniqi, duket se ka gjetur shoqëri të re. Të paktën kështu mund të thuhet duke u bazuar në një fotografi që ka postuar së fundi në llogarinë e tij në “Instagram”. Megjithëse nuk shihet fytyra e femrës në fotografi, në foton e publikuar shihet një dorë e një femre duke mbajtur një gotë verë të bardhë. Ndërsa këtë foto, Blero e ka shoqëruar me mbishkrimin “Salut (Gëzuar)”, gjë që na bën të dyshojmë se ai ka gjetur një të dashur të re.

 

Stresi, një tavolinë me marijuanë…

stresi​Stresi vazhdon të tërheqë vëmendjen me gjeste shumë domethënëse, edhe në mëngjes. Reperi nga Shqipëria ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet një tavolinë e mbushur me marijuanë. Në tavolinë vërehet edhe pjata “e zbukuruar” me tufat e barit, të cilën reperi e ka servirur “gati” edhe për ju. Stresi edhe më herët ka realizuar fotografi të ngjashme. Tri javë më parë ai u fotografua me thasë me marijuanë, ndërsa më herët kishte realizuar fotografi edhe në një dhomë të mbushur me “mall” në Lazarat. Reperi shpesh ekspozon veten edhe me armë, ndërsa ishte shfaqur edhe duke gjuajtur në afërsi të zonave të banuara.

 

Liberta, me ngjyra për fundvit

 liberta spahiu 1Prezantuesja e njohur televizive, Liberta Spahiu, është duke publikuar fotosesionin e saj të ri. Liberta, e cila ka kohë që s’ka publikuar ndonjë fotosesion, ka vendosur që tani ta bëjë këtë. Ajo ka shfrytëzuar fotografin Arton Humolli për të realizuar sesionin e ri, një prej fotove që tashmë Liberta edhe e ka publikuar. Liberta sivjet është edhe prezantuesja e Festivalit të Këngës në TVSH që përzgjedh këngën shqiptare që shkon në “Eurovision”.

 

Era Istrefi: Nuk mund të më vrisni, tashmë kam vdekur!

era3Këngëtarja e re, Era Istrefi, po shijon suksesin e këngës “13”. Ndonëse jo shumë kohë në skenë, ajo po gëzon një famë të madhe në vendin tonë. Është një status i fundit i këngëtares, që ka shqetësuar shumë nga fansat e saj. “Nuk mund të më vrisni, tashmë kam vdekur!”, – është mbishkrimi i fotos së publikuar. Se mos është ndonjë frazë për diçka të caktuar ose çfarë ka dashur të transmetojë Era me këtë, nuk e dimë as ne, megjithatë urojmë ditë të mira për të.

 

 Geti nuk e largon mjekrën…

getiGetoar Selimi duket se nuk e ka hequr mjekrën, ashtu siç ishte raportuar në mediat e tjera shqiptare. Mjekra e reperit, e cila po merr më shumë vëmendje kohëve të fundit sesa jeta e tij private duket se nuk është hequr. Geti postoi së fundmi një fotografi tek një prej berberëve në Tiranë, ku u besua se ai do të largonte mjekrën e tij të famshme. Megjithatë në një tjetër fotografi shihet se Geti nuk e ka larguar atë, madje po vazhdon që të kujdeset për të. A do të thotë kjo se po bëhet gati Getoar Selimi për videoklip? Mbetet të shihet…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency