Merkel: Ne e duam anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

0
145

Rama-MerkelNe e duam anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Prioritet mbetet përmbushja e standardeve, kanë qenë disa nga mesazhet e kancelares Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas saj, janë prioritetet e kërkuara nga BE, ato që bëjnë të mundur hapjen e negociatave.

“Janë bërë përparësi, por ka shumë për të bërë. Unë e di që shumë vende presin që ky proces duhet të shkojë përpara, por ne nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificiale”, tha Merkel.

Nga ana e tij, kryeministri Rama shprehu bindjen se brenda vjeshtës do plotësohen të gjitha prioritetet e kërkuara.

“Shqipëria është e vendosur për reformat reale. Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë apo reduktim suksesesh. Duhet të flasë realiteti i transformimit të vendit”, deklaroi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here