Klubi i Juventus ka zgjeruar partneritetin e saj me gjigandin sportiv Adidas. Kampionët e Italisë do të përfitojnë 51 milionë euro për 8 sezonet e ardhshme. Në këtë akord nuk janë përfshirë të ardhurat që vijnë nga shitja e mallrave.
Përveç shumës prej 408 milionë euro në 8 vitet e ardhshme Juventus do të përfitojë edhe nga shitjet që i menaxhon vetë klubi, ndërsa Adidas duhet të paguajë edhe një bonus prej 15 milionë euro, të cilat i shtohen kontratës aktuale të sponsorizimit.
Në këtë sezon kontrata e Adidas vlerësohet në 42 milionë euro me tarifat minimale të ndryshueshme. Nga sezoni i ardhshëm vlera mesatare do të jetë 51 milionë.