E gjithë Shqipëria ka dalë në protesta kundër rritjes së çmimeve. Përveç Rrugës së Kombit, apo në autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët kanë bllokuar edhe Rrugën e Arbërit.
Dhjetëra banorë të Bulqizës, Burrelit e Peshkopisë kanë kundërshtuar rritjen e beftë të çmimeve.
Ata janë grumbulluar në Rrugën e Arbërit dhe e kanë mbajtur të bllokuar atë për disa minuta. Disa nga protestuesit kanë fikur mjetet në trasenë e rrugës dhe i kanë braktisur ato. Drejtues të Komisariatit Bulqizë u kërkuan organizatorëve ta lirojnë rrugën pasi bllokimi i saj është vepër penale. Pati momente konfrontimi fizik mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.