Rekorde në fushë, bamirësi jashtë saj! Lionel Messi nuk di të ndalet së dhuruari dashuri, me “pleshtin” argjentinas që pas spektaklin në fushë solidarizohet me familjet në nevojë.
Përmes fondacionit të tij, ylli i Barcelonës ka dhuruar produkte shëndetësore bazë, që kapin vlerën e 100,000 euro për krahinën argjentinase të Chacho.
Lojtari i dërgoi produktet në rajon nëpërmjet UNICEF-it, një organ ku ai është ambasador. Të pajisur me materiale sanitare për ndihmën e parë, ata u dorëzuan mes nëntorit 2017 dhe shtatorit 2018.
Përveç kësaj, u shpërndanë 240 kuti të rimbursimit dhe dy seanca trajtimi falas për pacientët nga ajo zonë. Nga ky veprim i Messit përfituan 37,755 vajza dhe djem nga 41,600 persona që vuajnë në këtë zonë.