Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi i ka vlerësuar 8 kërkesat e studentëve si pika kyçe, për t’u plotësuar dhe jo për t’u diksutuar siç kërkon aktualisht kryeministtri i vendit.
Floida Kërpaçi: Realizimi i 8 kërkesave pengohet vetëm nga marrëdhënia klienteliste e kryeministrit me oligarkët Të nderuar studentë! Sot, si e re, si bashkëmoshatarja juaj, do të përcjellë në këtë foltore tetë kërkesat tuaja. Tetë kërkesa bazike, që qeveria nuk i miraton sepse nuk është me ju dhe nuk është për ju në këtë parlament. Prej 16 ditësh, ju studentë të Republikës të Shqipërisë në një lëvizje studentore dhe qytetare dhe demokratike keni dalë në kërkim të zgjidhjes konkrete për kushtet anormale që ja u bëjnë jetën studentore dhe qëndrimin pranë dijes të pamundur. Ju, njëzëri zyrtarisht keni protokolluar në Ministrinë e Arsimit tetë kërkesa të panegociueshme. Por ccfarë kërkoni ju? Ju kërkoni të dyfishohet buxheti i arsimit të lartë, të ulen tarifat e studimit, të përmirësohen kushtet e konvikteve, të rritet mbështetja për kërkimin shkencor, të keni kartë studenti dhe të rritet përfaqësimi i studentëve. Të gjitha kërkesat tuaja janë shumë të drejta dhe minimale, realizimi i i të cilave pengohet vetëm nga marrëdhënia klienteliste e kryeministrit me oligarkët që po vrasin të ardhmen e rinisë, dhe kanë bërë që 79% e rinisë të kërkojë të largohet nga Shqipëria e pashpresë, ndaj LSI propozoi dy amendamente, që u jepnin zgjidhje të 8 kërkesave të studentëve. Ju kishit mundësi të reflektonit dhe të votonit, por zgjodhët të votonit paturpësisht në shërbim të kryeministrit dhe dolët kundër tetë kërkesave të studentëve. Ju nuk e njihni realitetin e një studenti se sa i duhet të punojë dhe sakrifikojë për të paguar tarifën. Apo të ndajë tualetin me 500 studentë të tjerë në kushte mjerane në konvikte. Ju nuk i dini, prandaj votuat kundër. Studentët nuk kanë nevojë për fyerjet, për sharjet dhe ofendimet e ulëta të Kryeministrit llafollog të realitetit 3D. Studentët nuk kanë nevojë për video 3D të konvikteve. Studentët kërkojnë dhe meritojnë zgjidhje. Kryeministri që mbështet me 46 për qind të buxhetit oligarkët, nëse vërtet është me studentët, t’u japë 1 për qind të buxhetit të rinjve për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit dhe kthimit të studentëve në auditore. Ndryshoni buxhetin. Hiqjani lekët e taksapaguesve nga duart e oligarkëve të Edi Ramës dhe kthejani fëmijëve të shqiptarëve. Mjaft menduat për oligarkët tuaj z. Kryeministër në mungesë. Studentët nuk kanë nevojë për dialog. Për çfarë duhet të dialogohet me studentët? Për të treguar se karta e studentit ka kohë që është detyrim ligjor por nuk ka dalë akoma? Për t’iu treguar se taksat janë rritur por tarifat nuk ulen? Për t’u treguar se keni pasur ndërmend të përmirësoni kushtet në konvikte dhe se ka qenë thjesht një ide në mendjen tuaj pa asnjë projekt konkret? Apo për t’ju se në programin e qeverisjes 2013-2017 synimi ka qenë që financimi publik për arsimin t arrijë në nivelin e 5 prë qind të PBB-së, por sot ju nuk rrisni dot buxhetin nga 0.46 për qind në 1 për qind për realizimin e kërkesave t studentëve. Çdo premtim i juaji është mashtrim. Studentët janë të qartë se ashtu siç keni mashtruar për çdo premtim që keni dhënë, ashtu kërkoni ti mashtroni edhe ata. Sot studentët nuk janë duke kërkuar aspak gjëra të reja, por thjesht disa të drejta që ju i keni detyrim ti plotësoni. Rezistenca e secilit student për të mos dialoguar e tregon hapur refuzimin që secili prej tyre i bën kësaj qeverie. Ndaj, sot merrni një vendim. Ndryshoni buxhetin dhe realizoni 8 kërkesat e studentëve ose tërhiquni njëherë e përgjithmonë. E gjithë Shqipëria është me ta, të gjithë shqiptarët janë me studentët. Vetëm shteti, qeveria, kryeministri, buxheti klientelist i kryeministrit nuk është me studentët. Ne sollëm këtu dy amendamente, që sillnin zgjidhje të 8 kërkesave, sepse jemi me studentët dhe për studentët. Po ju? Ju votuat kundër. Ne jemi sot këtu dhe do jemi gjithmonë për studentët. Po ju, për kë jeni? Turp t`ju vijë, sepse 46% të buxhetit juve ua keni dhënë oligarkëve. Dhe ashtu siç thonë dhe studentët ‘turp t`ju vijë o ju oligarkët e shefit të vet’. Hidheni votën sot, jo për partinë e oligarkisë, por njëherë të vetme votoni për rininë. Unë sot do të votoj për rininë dhe kam bindjen se studentët e bashkuar kanë për të fituar. Faleminderit!