Presidentja e Kosovës ‘ndez’ dasmën, fotot e Vjosa Osmanit në festë

0
169

Kohë e ngarkuar për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndonëse sezon veror, ajo ka pasur një axhendë të ngjeshur, duke vijuar me detyrën e saj. Por krahas postit të lartë që ka, Presidentja gjen kohë edhe për argëtim.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa foto, ku Osmani ka marrë pjesë në një dasmë të organizuar në Kosovë. Ashtu si shihet, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë ndër të ftuarit e ceremonisë, që nga fotot dukej e madhe. Në rrjetet sociale është publikuar edhe një foto e Presidentes ku gjendet mes çiftit. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu kanë qenë ndër të ftuarit më të veçantë të dasmës, duke pasur edhe vëmendjen e të gjithëve.

Sa i përket jetës private, Vjosa Osmani është gjithmonë shumë e kujdesshme, duke qëndruar kështu brenda profilit të saj të lartë. Megjithatë detyra nuk e ka penguar kurrë të jetë pjesë e aktiviteteve, festave, apo gëzimeve familjare, ku si gjithnjë paraqitet e veshur zyrtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here