Sekuestrohet droga që po dërgohej në Berat

0
122

Një sasi droge që kishte për destinacion Lulzim Cakën të njohur si ‘i forti’ i Beratit është kapur mëngjesin e djeshëm.

Droga po futej në ambientet e burgut të Lushnjes.

Besnik Bali është arrestuar nga policia e burgu, ndërsa sasia prej 600 gramësh kanabis është gjetur e fshehur në një pako mishi.

Njoftimi i Policise se Burgjeve:

Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasiae lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban.

Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje.

U kryen të gjithë veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Drejtorinëe  Policisë Elbasan dhe u krye arrestimi nëflagrancë i shtetasit Besnik Bali.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Elbasanpolicia gjetinjë tjetër sasi lënde narkotike të ngjashme me atë që u kapnë IEVP Lushnje. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorise së rrethit Elbasan për veoprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here