Pampuri: Fjalori i Ramës ndaj grave në parlament, një strategji

0
219

Në studion e lajmeve të Syri,.net, ishte e ftuar ditën e sotme deputetja e PD-së, Ornela Pampuri, e cila diskutoi rreth Dhunës ndaj gruas, dhe situatave që ndodhin shpesh në parlament.

E pyetur nga moderatori Alen Xhelili rreth fjalorit dhe zhargonit që përdor kryeministri Rama në parlament, Pampuri tha se kjo është një strategji e Ramës.

‘Nuk është hera e parë që ndodh, pasi shpesh bëhet zhurmë për të axhituar personat që janë në foltore.

Dhuna ndaj gruas është shumë e rëndësizhme, dhe kur flet dhe nuk ke minimumin e respektit, prandaj unë u revoltova.

Në një moment që flitet për një gjë të tillë dhe nuk respektohet kolegu në foltore, kemi shum ë gra që dhunohen, si mundet që personat e rëndësishëm të jenë aq apatikë ndaj një gjendjeje të tilë kjo ëhstë e pafalshme.

Ajo sallë është tempull. Dhe nuk ka sens që në atë sallë të përdoret paragjykimi. Kjo ndodh se mënyra më e mirë e dikujt i cili ngre zërin dhe nuk bën asgjë, apo të qeshësh me një person ti vetëm tërheq vëmendjen. Dhe kjo është strategji patalojike. Çfarë bëri kryeministri këto 4 vite, varfëroi popullin për ta pasur nën kontroll. Kjo është si punë e sindromës së Stokholmit, që ai që është i varur nga ty qesh’ deklaroi Pampuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here