Kush ka urdhëruar që punonjës civilë të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve? Petrit Vasili kërkon seancë me Bledi Çuçin

0
138

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar një seanca pyetjesh në Parlament me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me dhunën që është ushtruar ndaj qytetarëve në protestën kundër rritjes së çmimeve.

Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili ka publikuar edhe dokumentin, që i është dërguar kryetares së Kuvendit.

“Kam kërkuar Seancë pyetjesh në Parlament me Ministrin e Brendshem.

Mbi përdorimin dhe veprimet e paligjshme të civilëve pa shenja identifikimi me këpucë, maska e xhupa të zinj, që dhunonin dhe arrestonin si gangsterë të vërtetë protestues paqësore”, shkruan Vasili në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here