I ngacmuan të dashurën, ja si nisi sherri te Unaza e Re…

0
190

Të tjera detaje zbulohen lidhur me sherrin që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet mes tre të rinjve.

Mësohet se përplasja ndodhi jashtë ambientit të një lokali në zonën e Unazës së Re, ku tre persona kanë qëlluar me thikë një çift të fejuarish.

Policia beson se sherri ka nisur se njëri nga tre agresorët, ka ngacmuar të fejuarin e Altin.M, Klaudian kur ishin Brenda në lokal.

Ndërsa çifti niset të largohet, tre personat dyshohet se kanë dalë jashtë duke i ngacmuar sërish dhe si pasojë 27-vjeçari është përgjigjur.

Gjatë konfliktit, një nga tre të rinjtë ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur Altinin. Në sherr është përfshirë edhe e fejuara e tij Klaudia, e cila duke tentuar t’i ndante ka përnfunduar edhe vetë e plagosur. Dy të lënduarit u dërguan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tre personat që akuzohen për plagosjen e çiftit në Tiranë, janë kapur dhe shoqëruar në ambientet e policisë. Të ndaluarit janë H.N, Ç.Sh dhe F.P, të cilët akuzohen për plagosjen.  “Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.”, njoftonte policia një ditë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here