Lojtari i Barcelonës: Messi nuk flet shpesh, por…

0
241

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, ka thënë se Lionel Messi, është lider gjatë ndeshjeve në fushë, mirëpo edhe jashtë fushës i drejton lojtarët përmes fjalimeve të tij dhe përvojës që ka.

Messi u emërua kapiten i parë i Barcelonës pas largimit të Andreas Iniesta, i cili u transferua në klubin japonez, Vissel Kobe.

Megjithatë, pas tri ndeshjeve radhazi të La Ligës pa fitore, shumë njerëz e kanë kritikuar Barcelonën dhe Messin për mungesë lidershipi në fushë, veçanërisht për ndeshjen në shtëpi kundër Athletic Bilbaos të dielën, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Në këtë ndeshje, Messi kishte filluar në bankën rezervë dhe hyri në fushë vetëm pas 58 minutave lojë. Menjëherë pasi u fut në ndeshje, Barcelona u përmirësua dukshëm se argjentinasi arriti ta asistojë golin e barazimit për Barcelonën, të shënuar nga Munir El Haddadi.

“Ai është një lider në fushë me kualitetet e tij të jashtëzakonshme, por edhe jashtë fushës me përvojën e tij dhe fjalimet e tij”, ka thënë Lengleti, i cili u transferua në Barcelonë nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të verës.

“Ai nuk flet shpesh, por kur e bën një gjë të tillë, të gjithë e dëgjojmë. Ai gjithmonë thotë gjëra relevantë dhe fjalët e tij kanë shumë ndikim te ne”.

Lengleti dhe Messi priten të startojnë në ndeshjen kundër Tottenhamit në Wembley, e cila do të zhvillohet nesër dhe do të jetë e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here