Gjykata dënon me 7 vjet burg pedofilin shqiptar

0
122

Gjykata e shkallës së parë në Salerno të Italisë ka dënuar me 7 vite burg pedofilin 68 vjeçar shqiptar, i cili nën një profil fallco në facebook joshte vajza të mitura duke i kërcënuar dhe detyruar të zhvisheshin nudo më chat.

Në një profil facebooku fake, i shtirur si adoleshent, 68 vjeçari shqiptar kishte joshur në internet një 12 vjeçare italiane.

Pas konfidencës së krijuar e kishte detyruar të zhvishej nudo në ëebcam duke e kërcënuar për një kohë të gjatë se nëse nuk do të vazhdonte të zhvishej në chat, videot e saj do të përfundonin në internet.

Ngjarja ka nisur më vitin 2010, kur i moshuari shqiptar duke u shtirur si adoleshent vë në kurth viktimën e tij, një 12 vjeçare nga Salerno.

Falë vajzës së tij, e cila kishte studiuar gjuhën italiane, ai shkruante mjaft mirë italisht.

Pas konfidencave intime nis dhe inkubi i së miturës 12 vjeçare e detyruar dhe e kërcënuar të zhvishet për një kohë të gjatë në chat për “padronin” e saj.

Pas 3 vitesh më 2013 vajza ka gjetur kurajon të denoncojë ngjarjen e hetimet e autoriteteve italiane kanë zbardhur se “adoleshenti” që kërcënonte në ëeb ishte një 68 vjeçar që jetonte në një lagje në periferi të qytetit të Tiranës, shkruan ora neës.

Kompjuteri i përdorur nga ai ishte një internet point.

Puna investigative e hetuesve italianë mundi të zbardhë prova të forta kundër 60 vjeçarit shqiptar.

Vendimi në shkallë të parë i Gjykatës së Salernos e ka dënuar me 7 vite burg me akuzën e abuzimit seksual ndaj së miturës e abuzim të sistemit informatik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here