Shkupi “bllokadë” peshkut të fqinjëve/ Hesht Shqipëria, vjen reagimi i Prishtinës…

0
141

Peshku me origjinë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit nuk mund të eksportohet në Maqedoninë e Veriut. Shkupi ka vendosur ndalimin e importit të këtij produkti pasi vendet nuk zbatojnë të ashtuquajturin monitorim aktiv. Vetë Maqedonia Veriore është duke përfaruar legjislacionin dhe zbatuar standarde të BE-së. Deri tani asnjë reagim nga Tirana zyrtare, ndërsa Prishtina është përgjigjur me reciprocitet

Maqedonia e Veriut u ka bërë bllokadë produkteve të peshkut me origjinë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit pasi autoritetet nuk zbatojnë të ashtuquajturin monitorim aktiv. Qeveria maqedone është përfaruar legjislacionin dhe zbatuar standarde të Bashkimit Europian me shpresën e fillimit të eksporteve të produkteve të peshkut drejt bllokut.

Që prej vitit të kaluar Shkupi ka njoftuar institucionet e shteteve fqinje, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën për fillimin e zbatimit të programit të monitorimit aktiv në lidhje me peshkun.

Deri tani kjo masë ka dëmtuar më shumë Kosovën që është përgjigjur me reciprocitet dhe ka vendosur ndalimin e patateve dhe të mjaltit natyral nga Maqedonia Veriore. Ndërsa nga Tirana zyrtare nuk ka asnjë reagim për këtë çështje.

Kjo e nxiti ministrin maqedonas të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, që të udhëtojë drejt Prishtinës për të kërkuar heqjen e masave të vendosura.

“Presim që në tetor të fillojmë edhe negociatat me Bashkimin Evropian dhe marrë parasysh edhe kapitujt që tangojnë këtë problematikë, ne jemi të detyruar që të implementojmë këso lloj masash dhe programesh, për shkak se kemi marr obligime”, tha Bekteshi.

Ministri kosovar, Endrit Shala, tha se vetëm pasi të hiqen barrierat ndaj peshkut, mund të hiqet reciprociteti për mjaltin dhe patatet.

“Ne u dakorduam që të ndërmerren këta hapa institucional dhe në momentin që të dy palët, edhe Republika e Kosovës dhe Maqedonia e Veriut, do ta eliminojmë masën e vendosur nga ne si Ministri e Tregtisë, por një kohësisht edhe atë barrierë që po i shfaqet bizneseve tona gjatë eksportit të atij produkti në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Shala.

Maqedonia e Veriut për momentin nuk është duke importuar peshk nga asnjë shtet fqinj, por shumica e importit bëhet nga shtetet e BE-së veçanërisht nga Danimarka dhe Holanda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here