Vogëlushja ka një tumor 6 cm në tru, ylli i popit i plotëson dëshirën e saj më të madhe

0
173

Një vajzë e vogël mbeti e shkatërruar kur mori vesh se një operacion emergjent në tru do ta ndalonte që të shkonte në koncertin e yllit të popit, Katy Perry, pasi kishte më shumë se një vit që priste.

8-vjeçarja, Grace Moores u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjike në tru pasi kishte një tumor prej 6 cm.

E trishtuar për gjendjen e së motrës, Tiana, 16 vjeçare, bëri një apel në Twitter që lajmi të përhapej sa më shumë të ishte e mundur derisa të mbërrinte në veshin e vetë Kety Perry-t.

Ekipi i këngëtares kontaktoi me Tianën dhe para se të performonte në Adelaide, këngëtarja takoi fansen.

Nuk vonoi shumë dhe vogëlushja mori surpizën më të bukur të jetës së saj nga vetë idhulli i saj. Vetë Katy Perry  i trokiti vajzës në derë dhe kaloi disa çaste me të. Këngëtarja performoi gjithashtu para saj këngët “Roar” dhe “Chained to the Rhythm”.

Tiana shkruajti se Grace ka qenë fansja më e madhe e Katy që kur ishte tre vjece.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here