Paraburgimit ndaj Zëvendësministrit, për ‘Marrje të Ryshfetit’

0
137
Dergohet tek Gjykata Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, kjo u realizua nga Prokurororia Themelore e Prishtinës.
Musa Cena dhe dy te tjere dyshohen për marrje të ryshfetit nga pala e dëmtuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pos zv/ministrit Cena, dy të dyshuarit tjerë të këtij rasti janë, Nysret Shala, zyrtarë në Komunën e Rahovecit dhe Hazer Shehu, pronarë i një kompanie private në Kosovë.

Ndërkohë, seanca dëgjimore për Cenën, Shalen dhe Shehun do të mbahet sot pasdite nga gjyqtari Isuf Makolli.

Kërkesa për masën e sigurisë prej një muaj paraburgimi është bërë me qëllim të prezencës së të dyshuarve në procedurën hetimore.

Rikujtojmë, se Cena është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe vie nga partia e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj (AAK).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here