“Arrestohet nga DEA vartësi i Ballukut”, PD: Çervanaku patronazhist i Ramës dhe Veliajt

0
127

Përmes një daljeje për mediet nga Partia Demokratike shefit të Organizimit, Klevis Balliu reagoi lidhur me zbulimin e një laboratori droge në Fier një ditë më parë.

Balliu tha se zyrtari socialist i përfshirë në këtë trafik droge është, Viktor Çervanaku, që sipas tij është shëmbëlltyrë e pushtetit të Edi Ramës.

Ai theksoi se ai ishte një sharës publik, patronazhist me licencë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt.

Balliu: Një sharës publik, patronazhist me licencë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku. Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës. Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here