Belind Këlliçi premton: Nëse zgjidhem kryetar bashkie i Tiranës, Erion Veliaj shkon në SPAK

0
176

Demokrati Belind Këlliçi është një nga 7 kandidatët që kanë hyrë në primaret e PD-së për të konkuruar përballë Erion Velisë në zgjedhjen vendore të 14 majit 2023.

Në një intervistë për “Ditë e Re” në RTV Ora Këlliçi e quan proces historik por është koshient për betejën.

“Jam gati. Tirana ka nevojë për një administrator të mirë, jo një gjitholog, apo pretendon që di dhe bën gjithçka. Duhet një politikan me këmbë në tokë. Unë nuk jam peng i askujt dhe nuk sponsorizohem nga asnjë institucion financiar. Veliaj është sponsorizim i George Soros e Benjamin i kryeministrit. Nuk kam asnjë akuzë mbi shpinë.

Nëse duam ndryshim nuk mund të pretendojmë që ndryshimi të vijë nga qielli. Qytetarët të dalin të votojnë për një model krejt ndryshe.

Nuk jam kundër zhvillimit. Duhet të ndërtohet me plan rregullues por nuk mundet të ndërtohet e të mbytet Tirana vetëm në qendër për shkak se trualli ka vlerë të lartë dhe interesi është fitimi i madh i mafia së betonit dhe mafias në bashkinë e Tiranës.

Çfarë të shqetëson më shumë?

“Kaosi dhe ndotja. Tirana, ne banorët paguajmë 80mijë euro në ditë për të pastruar dhe incerenuar mbetjet në një incinerator që nuk ekziston. Unë e kam bërë publike se nëse do të zgjidhem kryetar bashkie do padis Erion Velinë në SPAK për “shpërdorim detyre” . E kam bërë publike në komisionin hetimor si i hapi rrugë incineratorit të Tiranës, një aferë 430 mln euro dhe sot që flasim Veliaj nuk është thirrur në SPAK” 

Kush është motivi që e nxit?

“Kam ardhur në Shqipëri pas studimeve dhe këtu dua të jetoj e ndërtoj familjen time. U premtoj demokratëve se nuk do harroj kauzën e Ardit Gjoklajt. Dhe Erion Veliaj do përgjigjet për incineratorin e Tiranës dhe çështja do shkojë në fund”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here