Padi Ramës, Ballukut e Ahmetajt/Kalaja dorëzon në SPAK kallëzimin penal për portin e Durrësit

0
106

Avokatja Adriana Kalaja paditi këtë të premte në SPAK, projektin sipas saj korruptiv të Portit të  Durrësit.

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në selinë blu, Adriana Kalaja, deklaroi për mediet se kallëzimi është kundër Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt dhe çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë.

“Përveç se kam kërkuar shpalljen fajtor të gjithë këtyre zyrtarëve të lartë që nga Edi Rama dhe në vijim, kam kërkuar dhe një masë sekuestro preventive mbi ligjin dhe gjithë efektet juridike dhe financiare që prodhon ky ligj pasi është evidente që shuma që është e përllogaritur nga ekspertët, dëmi i pritshëm afatshkurtër është 9 miliard euro dhe duke marrrë në konsidratë dhe dëmin që pritet nga mospërpunimi i anijeve të tonazhit të rëndë sepse thellësia sipas ekspertëve e Porto Romanos është sa gjysma e thellësisë së portit të Durrësit.Kjo është me ndikim afatgjatë në buxhetin e shtetit që mund të shkojë dhe në 20 mld euro. Nga ana tjetër dy firma që kanë marrëveshje afatgjatë me qeverinë shqiptare po përgatiten ta shkojnë në Strasburg për prishjen e kontratës në lidhje me portin e Durrësit”.

Sipas Kalasë,projektligji do të shpallet antikushtetues, ashtu siç ndodhi me ligjin special “Fusha”, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Padia e plotë:

KALLËZIM PENAL

NGA: Avokate Adriana Kalaja, me Liçensë Nr.11505 dhe NUIS K31610191Ë.

DREJTUAR: Prokurorisë së Posaçme pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  me inicialet SPAK.

KUNDËR:- Edi Rama, me funksion i Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë dhe Kryetar i Këshillit të Rregulimit të Territorit;

Belinda Balluku, me funksion Zv Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministre e Ekonomisë dhe Energjitikës;

Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe ish Ministër i Rindërtimit;

Delina Ibrahimaj, me funksion Ministre e Ekonmisë dhe Financave;

Milva Ekonomi, me funksion ish Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat;

Besart Kadia me funksion Zv Ministër i Ekonmisë dhe Financave;

Rolant Xhelilaj relator i projekt ligjit “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE”.;

Të gjithë Anëtarët e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në dhjetor 2020;

Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me miratimin e Ligjit Nr.145/2020 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE”.

OBJEKTI:1. Fillimin e ndjekjes penale  për personat e kallëzuar prej nesh për  kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi ktë projekt me pasoja të rënda të pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit.

BAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr.95/2019  “Për organizimin dhe funsionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Nenet 75/a, 274, 280 dhe 283 e vijues të Kodit tëProcedures Penale, nenet 25, 248,  259, 260 dhe 287 të Kodit Penal, Ligji Nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, .

PËR DIJENI: Z. Arben Kraja drejtues i SPAK;

Z. Arben Shehu, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit;

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here