E pazakontë/ Pushohet nga puna prezantuesja, veshi fustan të papërshtatshëm gjatë muajit të Ramazanit

0
254

Një moderatore televizive në Kuvajt është pushuar nga puna pasi përdoruesit e Twitterit u ankuan se veshja e saj ishte e papërshtatshme për t’u veshur gjatë muajit të Ramazanit.

“Dëgjova dikë që tha: “Hiqeni Amalin nga transmetimi tani ose unë do ta mbyll kanalin“-shpjegoi ajo.

“Për shkak se emisioni im u transmetua gjatë Ramazanit, unë kam qenë tepër e kujdesshme për ndjekjen e traditave tona, madje kam treguar kujdes për atë që kam veshur dhe mënyrën si kam folur.”

Shkarkimi i saj ka shkaktuar reagime të përziera në internet, ku disa mbështetnin zgjedhjen e saj të veshjeve dhe disa të tjerët shprehen se veshja e saj duhet të ishte më modeste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here