“Përplasja me armë”, Meta nga Lezha: Kam ardhur me gjithë eskortën time për të mbrojtur votat

0
190

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shkuar me urgjencë në Lezhë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur një simpatizant i LSI-së. në një deklaratë për mediat, Meta ka treguar ‘muskujt’ duke thënë se ka ardhur në Lezhë me gjithë eskortën e tij për të mbrojtur votën e lezhjanëve.

“I thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vetë dhe miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve. Të ngrihemi të gjithë për dërrmuar bandat e rilindjes, bandat e drogës, bandat që duan të vjedhin, votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe fëmijëve të Lezhës”, ka thënë Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here