Liverpooli pëson dy gola në 10 minutat e fundit, ja si përfundoi takimi (VIDEO)

0
166

Liverpooli nuk ka arritur të marrë më shumë s enjë pikë në udhëtim te WBA, edhe pse e kishte lojën në dorë dhe ishte duke fituar 2-0, në fund të besuarit e Jurgen Klopp barazuan 2-2.

Liverpooli ka marrë vetëm një pikë në xhiron e 35 në Premierligë, duke barazuar 2-2 në udhëtim me West Bromwich Albion, shkruan Gazeta Express.

Të besuarit e Jurgen Klopp e kishin ndeshjen në dorë pasi po fitonin deri në minutën e 79-të me golat e Danny Ings (4’) dhe Mohamed Salah (72’). Por, në 10 minutat e fundit, Jake Livermore 79’ dhe Jose Salomon Rondon 88’ shënuan për t’ia siguruar një pikë WBA-së, që pothuajse ka rënë në Championship.

Salahu theu rekord në Premierligë me golin kundër WBA-së. Për egjiptianin, ky ishte goli i 31, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, Alan Shearer e Luis Suarez në një sezon me 38 ndeshje në Premier League.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here