Ata janë çifti më i dashur për ju dhe neser do të komentojnë konkurentët e Big Brotherit (FOTO)

0
215

Mungesa prej 1 viti, por edhe formula shumë intriguese e edicionit të ri, e ka bërë “Big Brother” spektaklin më të kërkuar të fundjavës në ekranet shqiptare.

Loja që ka krijuar “Top Channel” po bën që ky reality show të ngjallë shumë emocion dhe ankth te teleshikuesit, duke iu referuar zhvillimeve dhe situatave të krijuara në 4 javë të programit.

Të shtunën që lamë pas, Arbana Osmani u komunikoi konkurrentëve vendimet e publikut për të ashtuquajturat çiftet e reja, që u bënë zyrtarisht banorë të shtëpisë, ndërkohë 3 konkurrentë lanë lojën në mënyrë të papritur.

Interesant është fakti se këtë vit opinionistët, përveçse janë të ndryshëm çdo javë, janë çift edhe në jetën reale. Blitz.al ka mësuar se në spektaklin e nesërm, çifti i opinionistëve do të jenë Venera Lumani dhe Lind Islami.

16 banorët e mbetur në lojë do të qëndrojnë tanimë vetëm në një shtëpi dhe loja premton shumë intriga dhe surpriza për javët në vazhdim.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here