Ligji kundër medias/ Tedi Blushi: Presidenti do flasë pasi të njihet me ndryshimet ligjore

0
118

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, deklaroi sot në mbrëmje se krue i shtetit do të shprehë qëndrimin e tij për “Paketë anti-shpifje”, pasi të njihet me ndryshimet zyrtare të ligjit dhe relacionin e tij.
I pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”, Zëdhënësi i Tij, z.Tedi Blushi deklaroi se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit. Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here