Jep dorëheqjen administratori i CEZ, Dollapi: Në detyrë deri në emërimin e drejtorit të ri

0
150

Sahit DollapiAdministratori i “CEZ Shpërndarje” Sahit Dollapi ka njoftuar përpara bordit të ERE-s, dorëheqjen nga ky post, duke shprehur angazhimin për të qëndruar në detyrë deri në emërimin e drejtorit të ri. Sahit Dollapi ka raportuar sot përpara komisionerëve të ERE-s për mbarëvajtjen e kompanisë gjatë kohës që ai ka drejtuar “CEZ Shpërndarje”. Sipas mediave,  Sahit Dollapi ka pretenduar se gjatë kësaj periudhe janë përmirësuar treguesit e arkëtimeve dhe humbjeve, janë përmirësuar shërbimet dhe marrëdhëniet me qytetarët. Më pas ai ka komunikuar vendimin e tij për t’u dorëhequr nga ky post. Dorëheqja e Dollapit është komentuar nga komisionerët e ERE-s, të cilët e kanë vlerësuar punën e tij si të efektshme në zgjidhjen e disa problematikave të mëdha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency