TAHIRI: Sy për sy e dhëmb për dhëmb, ‘Nuk ka djalë nënë dhe bir k*rvë’…

0
252

Saimir Tahiri u shfaq sot në krye të 6 muajve në sallën e kuvendit për të ruajtur të vetem mburojë ligjore që e ndan nga arrestimi që nuk e shmang dot. Gazetarët raportojnë se Saimir Tahiri dridhej i tëri ndërsa ecte përgjatë rrugicës që të çon nga ndërtesa e ish të përndjekurve, deri tek salla e parlamentit.

Sipas atyre që e monitoruan këtë rrugëtim të Tahirit, ajo ngjante njësoj si “Via Crucis” që përshkroi Jezusi deri në kodrën e Golgotës ku e priste kryqi. Me një ndryshim të vogël, ndërsa Jezusi mbante mbi supe mëkatet e botës, Tahirit rrugëtoi përgjatë rrugicës që të çon në Kuvend, me mëkatet e veta dhe të Edi Ramës për të cilat duhet dhe do të japë llogari, vetëm ai për momentin.

Saimir Tahiri, tashmë de jure një deputet i pavaruar që askush nuk e qas, u ul në fund të sallës në pjesën e socialistëve, aty ku e ka dënuar Edi Rama si shembull të atyre që ai i merr, i keqpërdor dhe më pas në fund i flak. Saimir Tahiri sot është vetëm një i marrë peng, një i keqpërdorur dhe po sot e mori mesazhin se Edi Rama shumë shpejt do ta flakë.

Në ditën kur Edi Rama po festonte rekomandin e çeljes së negociatave, njeriun e fundit që donte të shikonte në sallë ishte pikërisht njeriu që vetëm një ditë më parë Federica Mogherini ia kërkoi ta arrestonte, por që ai për dreq nuk e bën dot për momentin. Me shumë gjasë kur Rama e ka parë Tahirin në sallë i ka ardhur ndërmend biseda e tensionuar disa ditë më parë mes Saimirit, Gaz Demit dhe Dash Pezës në një nga lokalet e Tiranës ku ish ministri i brendshëm i hakërrehej lajmëtarëve të Ramës se “le të guxojë po të dojë, po ia mbajti bytha”.

Me këto kërcënime në mendje, Edi Rama i ktheu reston sot Saimir Tahirit. Ai detyroi Taulant Ballën që në një lëvizje të papritur të tërhiqte ligjin për Prokukroninë vetëm për një arsye. Saimir Tahiri kishte shkruar emrin për të folur 20 minuta për këtë projktligj, dhe ku me shumë gjasë ai pritej ti drejtohej Edi Ramës me një mesazh të fortë mu aty para syve në sytë të gjithë opinionit publik që po e priste fjalimin e tij: “nuk ka djalë nëne, bir kurve që të më pengojë mua të bëj drejtësi”.

Saimir Tahiri e mori mesazhin e fundit ballë për ballë nga Edi Rama, dhe kur e pa që ai nuk kishte ndërmend ta lejonte të fliste, e mori dëshpërimin në shpatulla dhe doli edhe një herë andej nga kishte ardhur duke ia dhënë mesazhin Ramës përmes disa gazetarëve, ndoshte për herë të fundit si DEPUTET.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here