Mjerimi e ka mbërthyer Shqipërinë/ Ja qytetet ku fryma mbahet gjallë me paratë që dërgojnë emigrantët…

0
99

Mjerimi e ka mbërthyer Shqipërinë gjatë viteve të fundit. Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare e mbajnë frymën gjallë me paratë, që u dërgojnë të afërmit e tyre nga emigracioni.

Sipas Bankës së Shqipërisë dërgesat e emigranteve vitet e fundit janë në nivelin e dhjetë viteve më parë.

Po ashtu sipas të dhënave të BSH-së, qarku që mbahet më shumë me paratë që dërgojnë emigrantët është Elbasani.

Më pas renditet Tirana. I treti është Durrësi, më pas Shkodra, Korça dhe Vlora.

Në këto vende të ardhurat që dërgojnë nga jashtë llogaritet të variojnë nga 500 deri në 1200 euro.

Nga ana tjetër problem shqetësues është fakti se shqiptarët po largohen në masë nga vendi. Faktori kryesor për këtë është sepse nuk munden të përballojnë kostot e larta të jetesës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here