“Aktorucët si Isai bëjnë si virgjëresha të…”

0
181

Ideja e prishjes së teatrit ka sjellë një përplasje midis Ergys Mertirit dhe aktorit Erion Isai. Kjo përplasje ka nisur pasi Isai i ftuar në emisioni ‘Rreze Drite’ në Report TV shprehet se protesta e artistëve për teatrin është kthyer në politike dhe shkojnë takojnë shefin e opozitës e cila nuk është normale.

Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme , marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo”- shprehet Isai.

Ka mjaftuar ky koment që Ergys Mertiri të shkruajë për aktorin Isai i cili e quan atë aktoruc estrade. Sipas Mertirit aktorë si Isai nuk do të kishin parë kurrë derën e teatrit pa përkrahjen e politikës.

Në fakt aktorucë estrade si zotëria në fjalë, nuk kishin për ta parë kurrë derën e teatrit pa përkrahjen e politikës. Ndërsa bëjnë si virgjëresha të depolitizimit për një kauzë kaq të rëndësishme për aktorët, janë pikërisht këta që kanë mbushur toën hall-et e fushatave elektorale të rilindjes duke u bere gaztore te oborrit qeveritar. Ndaj është turp që duan të njollosin kolegët e tyre duke i akuzuar se po e përdorin politikisht kauzën e tyre, ndersa aktorët që po rezistojne kanë marrë edhe kërcënime për heqje nga puna të familjarëve të tyre”- shkruan Mertiri

Postimi i plotë i Ergys Mertirit:

Pashë nje lajm ku aktori Erion Isai qenka nxehur shumë se disa nga aktorët që po rezistojnë për të mbrojtur Teatrin u takuan me opozitën dhe për këtë arsye ai qenka distancuar nga protesta.

Pra, meqë disa nga kolegët e tij, duke parë që protesta po tradhëtohet dhe sabotohet në të katër anët, përpiqen ta mbrojnë duke kërkuar mbështetje kudo, edhe nga politika, Isai vendos të shesë kauzën dhe të strehohet në prehërin e pushtetit të qeverisë dhe oligarkëve! Për hir të një grimce të supozuar politizimi, Isai djeg gjithë jorganin dhe është gati të flejë me mullixhiun në gratacielat që mafia e betonit pret të ndërtojë mbi gërmadhat e teatrit!

Në fakt aktorucë estrade si zotëria në fjalë, nuk kishin për ta parë kurrë derën e teatrit pa përkrahjen e politikës. Ndërsa bëjnë si virgjëresha të depolitizimit për një kauzë kaq të rëndësishme për aktorët, janë pikërisht këta që kanë mbushur town hall-et e fushatave elektorale të rilindjes duke u bere gaztore te oborrit qeveritar. Ndaj është turp që duan të njollosin kolegët e tyre duke i akuzuar se po e përdorin politikisht kauzën e tyre, ndersa aktorët që po rezistojne kanë marrë edhe kërcënime për heqje nga puna të familjarëve të tyre.

Aktorë dhe artistë të vërtetë janë ata që po rezistojnë aty për godinën e teatrit dhe ligjin që qeveria po bën për nënshtrimin e tyre. Ata që nuk janë në këtë rezistencë janë turpi i komunitetit të artistëve dhe shkaktarët përse ky pushtet mund të përdhunojë kulturën dhe artin si të dojë. Duke tradhëtuar këtë kauzë ata vetëm prostituojnë me profesionin e tyre duke shkelur mbi publikun që i duartroket.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here