I rrëmbehet “froni” Silva Gunbardhit, kënga ‘Të ka lali shpirt’ zbret nga ‘piedestali’! Ja kënga më e klikuar shqiptare…

0
133

“Të ka lali shpirt” tashmë nuk është kënga shqip më e klikuar e YouTube.

Kënga e cila u publikua në janar të vitit 2013, saktësisht gjashtë vite më parë, është konsideruar hit dhe në YouTube ka kaluar shifrën e 500 milionë klikimeve.

Por një tjetër këngëtare i ka rrëmbyer fronin Silva Gunbardhit, dhe bëhet fjalë për Era Istrefin.

Bëhet fjalë për këngën “Bon Bon” që e bëri Erën ndërkombëtarisht të famshme.

Videoklipi i kësaj kënge ka arritur gati 700 milionë klikime në Youtube duke rrëmbyer kështu vendin e parë në listën e këngëve shqip më të klikuara.

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here